Rashel Koloneci, përshëndetje nga Londra!
Rashel Kolaneci u bë e njohur që në paraqitjen e saj të parë në emisionin “Xing me Ermalin”.
Për një sezon të tërë ajo tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të njejtën gjë po bën tashmë te “Procesi Sportiv”. Rasheli ua ka rrëmbyer zemrën të gjithëve me linjat e saj trupore, për të cilat çdo vajzë do e kishte zili.
Por siç duket, bukuroshja e ekranit, i ka nisur pushimet e fundvitit para kohe. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram, teksa shihet në një nga zonat më luksoze për shopping dhe jo vetëm në Londër, pikërisht në “Harrods”.
E për të përshkruar foton, Rasheli ka gjetur diçiturën e duhur. “Kartolinë nga parajsa”, ka shkruar ajo në foto dhe me të vërtetë Londra është vetë parajsa kur bëhet fjalë për festat e dhjetorit.