Albspirit

Media/News/Publishing

Topalli: PD mes mediokritetit dhe vulgaritetit

 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ne News 24 ka folur për Ditën e Rinisë, për atë që ajo e quajti për një ëndërr të thyer.

‘Është një ëndërr e thyer, pasi ne mendonim që Shqipëria të ishte ne BE të ishin të barabartë, është një ëndërro largët. Reflektimi duhet të ishte për klasën politike nuk mënoj se do ndodh. Ku jemi këtu, pse duan të ikin, pse nuk duan të jetojnë këtu. Sot nuk ka një ëndërr. Sot Evropa është një projekt” tha ajo.

E bëni partinë që ju keni përfaqësuar, fajtore për këtë ëndërr të thyer?

Unë fola me ne. Kjo do të thotë që …Por mendoj se nuk është vetëm klasa politike ajo që ka thyer këtë ëndërr.

Ka lidhje PD e 91 me atë që është sot?

PD pa dyshim ka qenë ajo që ka sjell lirinë. Beker ka thënë fjalinë më të bukur: Liria funksionon. Unë mendoj se sot nuk përfaqësohet sot asnjë nga ajo që ka ndodhur. Kanë marrë siglën e partisë demokratike nuk ka asnjë nga ajo që ka ndodhur me partinë sot.

Si e shikoni grupin e PD?

Shumë raste dhe shumë herë sillet mes mediokritet dhe vulgariteti. Funksionon me atë që quhet ambicia financiare.

Please follow and like us: