Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat në Lezhë, vritet vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar. Aleksandër Ndoka është gjetur i vdekur në makinën e tij. Ai ishte që prej vitit 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë. Më poshtë informacioni paraprak i Policisë për ngjarjen.

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër.

Please follow and like us: