Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë thoshte George Bush në vitin 2005 për pandemitë?


 

Pandemia e gjeti botën të papërgatitur! Shumica e sistemeve shëndetësore kaluan në kolaps total, dhe nuk e frenuan dot përhapjen e Covid-19.

Italia, Spanja, Franca, New Yorku, ashtu si pjesa tjetër e botës po përballen me një kërcënim të panjohur, për të cilin nuk ishte marrë asnjë masë paraprake.

Por ashtu si Bill Gates, dhe ish presidenti amerikane, George Bush, kishte paralajmëruar për një situatë të tillë në vitin 2005.

Ja cfarën thoshte ai në 1 nëntor të vitit 2005:

Shkencëtarët dhe mjekët nuk na e thonë dot kur dhe ku do godasë pandemia e rradhës, apo sa e rëndë do të jetë. Por shumë bien dakort se në një moment të caktuar do të përballemi me një pandemi.

Pandemia ngjan shumë me një pyll në flakë. Nëse kapet shpejt, mund të shuhet me dëme të vogla. Nëse e lëmë të digjet pa e kontrolluar, mund të kthehet në ferr që përhapet shpejt përtej kapacitetit tonë për ta kontrolluar.

Strategjia jonë bazohet në 3 pika:

Së pari, duhet të detektojmë shpërthime kudo në botë.

Së dyti, duhet të mbrojmë amerikanët duke magazinuar vaksina dhe ilace antivirale, dhe të përmirësojmë aftësitë tona për të prodhuar vaksina të reja në një kohë të shkurtër, kundër një pandemie.

Së treti, duhet të jemi gati të përgjigjemi në nivel federal, kombëtar dhe lokal, në rast se pandemia mbërrin tek ne.

Një ditë shumë njerëz do të humbin jetën pa qenë nevoja, sepse nuk vepruam sot. Duke u përgatitur sot, do t’i japim qytetarëve tanë qetësinë se kombi ynë është gati të veprojë që në shfaqjen e parë të rrezikut. Gjatë një pandemie, një infeksion i bartur nga një përson mund të transmetohet te shumë të tjerë. Cdo amerikan duhet të marrë përgjegjësi personale për ta ndaluar përhapjen e virusit.

Please follow and like us: