Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi/Të rinjtë që protestuan kundër Ramës, po dhunohen me urdhër të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë një postimi në” Facebook”, shkruan se të rinjtë që protestuan kundër Ramës ditën e sotme në Shkodër janë rrahur me urdhër të tij. Sipas tij ata po dhunohen nga policia.
Postim i plotë
Stop dhunës dhe terrorit me urdhër të Ramës ndaj protestuesve në Shkodër!
“Përshëndetje Doktor, në akt urrejtje dhe hakmarrje të egër të Ramës ndaj Shkodrës për protestën e qytetarëve të saja me urdhër të tij po dhunohen nga policia protestuesit që me parulla “Rama ik”, “Qeveri krimi”, “Qeveri droge” ik prej Shkodre etj. Në zbatim të këtij urdhri policia ka arrestuar nëpër shtëpi dhe lokale protestuesit dhe po ushtrojnë dhunë shtazore ndaj tyre operacionin e dhunës e drejton vet Haki Çako ju lutem bëjeni publike lajmin”.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër policore ndaj protestuesve paqësor të Shkodrës, paralajmëroj Noriegen se do jetë përgjegjës personalisht për këto akte terrori ndaj qytetarëve të Shkodrës! sb

Please follow and like us: