Iraku deklaron fitoren ndaj Shtetit Islamik
Kryeministri irakian, Haider al-Abadi deklaroi të shtunën se lufta trevjeçare që kishte si synim zmbrapsjen e Shtetit Islamik nga Iraku, ka përfunduar me sukses.
“Forcat tona kanë kontrollin e plotë të kufirit mes Irakut dhe Sirisë dhe për këtë arsye unë deklaroj fundit e luftës kundër Daeshit”, tha Abadi në një konferencë në Bagdad.
Luftëtarët e Shtetit Islamik morën kontrollin e një të tretës së Irakut në verën e vitit 2014, duke kërcënuar ekzistencën e shtetit të Irakut. Megjithatë gjatë tre vjetëve e gjysëm të fundit, forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni amerikan e rimorën kontrollin e gjithë territorit.
Please follow and like us: