Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshe nga ujku këta nuk ndërrojnë as qimen as zakonin

Gjergj Thanasi

Po të shikohet me vëmendje fotoja e kartolinës së shkruar 3 dekada e kusur më parë dhe një fotoje të shkrepur nja dy ditë më parë vëmë re se thelbi dhe dukja janë të njejtat. Një fëmijë dhe një adoleshent vite më parë i urojnë jetë të gjatë një kasapi dhe një partie në thelb terroriste me rastin e Vitit të Ri (SIC!), ndërsa sot adoleshenti i djeshëm sfidon Amerikën jo qiraxhinjtë te vilat e “Rilindja Ridge” me ngjalljen lugat të “mbetjeve arkeologjike të komunizmit”. Fëmija i djeshëm sot sfidon amerikën jo vetëm duke vjedhur, duke u vënë gjoba miletit, apo duke inkurajuar ngritjen e laboratorëve për rafinim heroine e kokaine në Shqipëir, por edhe duke promovuar në T-shirt-in, që mban veshur, surratin e një terroristi të famshëm ndërkombëtar, Ce Guevara-s, që shkoi për dhjamë qeni, ashtu sic e meritonte.

  • Kryeministri po e sfidon administratën Trump të afërt me të djathtën safi (ult-right) amerikane me cdo gjë nga sharjet me libër shtëpije të vetë presidentit Trump nëpër mediat e huaj prestigjoze dhe në mediat e jashtme të kazanit, deri te provokimet diplomatike. Për të takuar senatorë, kongresmenë dhe kongresumën ka shkuar në SHBA vetë z. Ruci. Është një tangërdhëk i tepërt i kryeministrit Edvin! Imagjinoni pak, që të takonte në SHBA nja 15 vjet më paprë të tillë VIP-a, gjenerali Jaruzelski apo Andras Benkei i Hungarisë komuniste apo qoftë edhe Rrahman Morina thuajse ekujvalenti kosovar i Gramoz Kaso Rucajt. Imagjinoni pak sikur Berisha të caktonte ambasador në Arabinë Saudite të ndjerin Kamsi, ndërsa ambasador pranë Selisë së Shenjtë të ndjerin Gazidede! Më së paku do të ishte një “faux pass” diplomatik, një gafë e vërtetë. Kryeminsitri Edvin ku dreqin e gjen vallë kurajnë të sfidojë kësisoj Amerikën e Trump-it?!?!?!

Mos ndoshta këtë kurajë e ka nga ambasadori Lu, i cili e quante arrestimin e policit hero dhe shembullor Zagani një hap para të qeverisë shqiptare në luftën kundra drogës, ndërsa sot duke mos qenë hic fare xhentëllmen nuk kërkon ndjesë, kur të akuzuarit e djeshëm prej policit profesionist e të ndershëm Zagani, janë shndërruar në të arrestuar, apo persona në kërkim e nën hetim këtej dhe andej Adriatikut? Mos ndoshta ka marrë zemër nga certifikata e rrejshme që ky ambasadori Lu i lëshonte qeverisë për suksese famoze në luftën kundra terrorizmit, mu në prag të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael, ku për pak u bë hataja? Mos vallë Lu-ja privatisht i ka lëshuar kryeministrit Edvin krahas linshencës së kanabisit edhe atë të heroinës, madje edhe atë të kokainës, që këta rilindjotët tanë për të fituar maksimalisht e ndërrojnë edhe me klering me armë municione, lëndë plasëse e Zoti na ruajtë ndoshta edhe me MANPAD me narkosët amerikano-latinë ?

Vetëm Zoti, që është lart në qiell mund t’i shpjegojë të tilla veprime të ambasadorit Lu! Një përzjerje e tillë e diplomatit amerikan të fillimit të shek XXI me mentalitetin dhe praktikën e një mandarini kinez të fundit të shek. XIX është me të vërtet dicka mjaft enigmatike. Me modesti e plot përvuajtje i kujtojmë ambasadorit Lu dy maksima përfaqësuese të mencurisë anglo-saksone, që ndoshta mund t’i shërbejnë atij për të zbërthyer më mirë kumtet e dy fototve ilustruese të shkrimit tonë.

  • An old bull follows the path to water he learned as a young calf.
  • Don’t try to teach new tricks to an old horse ( a donkey in our case).

Kam frikë se hakmarrjes së dialektikës sic thoshte një shekull e gjysëm më parë Hegeli, nuk do të mund t’i shpëtojë as ambasadori Lu, por shumë më zi se i mjeri Alexander Arvizu, pse jo edhe sipas maksimës së Shekspirit te Hamleti: hoisted ëith his oën petard (Rama being the petard!)

Please follow and like us: