TCH: Si po jep Rama leje për kulla e fshatra turistikë në fshehtësi të plotë
Televizioni TCH mbrëmjen e së shtunës publikoi infomarcaione mbi disa leje për kulla e fshatra turistike që i kishte siguruar permes burimeve gazetareske. TCH sulmoi Këshillin Kombetar te Territorit qe drejtohet nga Rama per mungese transparence.
Në shumicën e rasteve mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit po bëhen në mungesë të plotë transparence dhe jashtë vëmendjes së publikut. Vendime të rëndësishme, si ato për kullat shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë, apo leje për fshatra turistikë, kanë kaluar në heshtje të plotë këtë vit.