Albspirit

Media/News/Publishing

Trupi i djegur në ashensor në Sarandë është punonjësi i ujësjellësit

Policia e Sarandës ka zbuluar mesditën e sotme një trup të karbonizuar në gropën e ashensorit të një pallati në ndërtim.  Mësohet se është gjetur trupi i shtetasit Agim Proda, 58 vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur në kushtet e depresionit. Ndërkohë bëhet me dije se Proda ishte punonjës i Ujësjellësit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Please follow and like us: