Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet Shqiptim Ahmeti në mes të Vjenës

Një  33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë në Vjenë në Austrisë mbrëmjen e së enjtes, bën me dije portali austriakwëien.orf.at.

Viktima është identifikuar si Shqiptim Ahmeti, me origjinë nga Podujeva.

Mediat austriake, që citojnë policinë shkruajnë se Ahmeti po shëtiste me një grua kroate 44-vjeçare në rrugën Favoritenstraße, kur ai u sulmua me thikë nga dy burra të veshur me të zeza.

“Sulmi ndodhi nga dy burra të panjohur që ishin veshur në të zeza”, ka thënë zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger duke shtuar se autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa Ahmeti ndërroi jetë në spital.

Dyshimet e para flasin se ngjarjen makabre mund ta kenë kryer dy shtetas nga Maqedonia.

Please follow and like us: