Ambasadori palestinez: Kosova, gjithmonë pjesë e Serbisë
Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, ka vlerësuar se paralelja ndërmjet Gaza dhe Kosovës do të ishte e pa arsyeshme pasi që, siç ka thënë ai “Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë pjesë e Izrealit”.
“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e as falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, ka thënë Nabhan.
Sipas tij, zhvillimet në Rripin e Gazës dhe çështja e Kosovës janë çështje krejtësisht të kundërta.
“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë pjesë e Izrealit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, ka thënë ambasadori palestinez në një intervistë dhënë medieve në Serbi.