Kryeprokurori i përkohshëm, kandidati më i ri ka burgosur një ish-ministër
Kryeprokurorin e ri dhe procedurën që po ndiqet nga mazhoranca, lista e pretendetëve për këtë post është rinovuar sërish.
Në skenë tashmë ka dalë edhe emri i ish-kryeprokurorit të Beratit, Xhemal Saliaj. Ai ka shërbyer në Berat për 10 vite deri në vitin 2012, ndërsa prej 5 vitesh vazhdon punën si prokuror në shkallën e parë në qytetin e Vlorës.
Mësohet se vetë Saliaj ka dorëzuar dosjen e tij për të zëvendësuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. Saliaj mbahet mend si prokurori që burgosi ish-ministrin Kosta Barka për akuzën e abuzimeve me projektet publike.
Në historinë e tij brenda organit të akuzës, Saliaj nuk është lakuar asnjëherë për eksperienca negative, ndërsa burimet nga prokuroria theksojnë se ai është një prej kandidaturave të mbështetura nga ndërkombëtarët.