Ministri italain i Drejtësisë në Tiranë për dosjen Habilaj
Ministri i Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando pritet të vizitojë Shqipërinë të martën vetëm pak javë pasi ministri i brendshëm i këtij vendi, Marco Minitti ishte në Tiranë.
Në listën e tij të takimeve deri tani mësohet se është vetëm ai me homologen shqiptare Eltida Gjonaj. Të njëjtat burime saktësuan për lapsi.al se ministri italian do të kërkojë informacione për zhvillimin e hetimeve për dosjen e lënë në Tiranë nga kolegu i tij, ministri i Brendshëm Minitti.
Sikurse shkruan ‘lapsi’ vizita e tij është e lidhur direkt me dosjen Habilaj ku besohet se janë të ëprfshirë zyratrë të lartë të politikës dhe policisë shqiptare, përfshirë edhe ish-ministrine Brendshëm, Saimir Tahiri.
Please follow and like us: