Ngjarja në Manhattan, policia: Parandaluam një sulm terrorist
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në Manhattan të New Yorkut. Ndërkohë, pas hetimeve të kryera, policia ka arritur në konkluzionin se ishte një sulm i planifikuar terrorist.
Kryebashkiaku i New York City, Bill de Blasio gjithashtu iu referua incidentit si një “sulm në tentativë terrorist”.
“Le të jetë e qartë – kjo ishte një tentativë për sulm terrorist, falë Zotit, autori nuk e arriti qëllimin e tij përfundimtar, pasi efektivët tanë ishin të parët atje dhe të vetmit të lënduar që ne kemi deri tani”, tha De Blasio pas sulmit.
Burime të CBS kanë thënë se i dyshuari ka jetuar në SHBA pprej shtatë vitesh, dhe ishte me origjinë nga Bangladeshi.
Please follow and like us: