Albspirit

Media/News/Publishing

Krimet e Rënda marrin vendim të papritur për Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda në një senacë të zhvilluar mëngjesin e sotëm ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i bllokuar pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në këtë mënyrë, Tahirit i hiqet mundësia për të dalë jashtë shtetit, pasi është nën hetim për dosjen ‘Habilaj’.

Ndërkohë Saimir Tahiri gjatë muajit të kaluar e shfrytëzoi lirinë e tij për të udhëtuar drejt Gjermanisë, një vizitë e mbetur mister pasi alibia e takimit me babain që kurohej aty ra poshtë pasi u publikuan të dhënat e sistemit TIMS.

Please follow and like us: