Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Votat i numërojnë hipotekarët dhe telendarët

PSE REFUZOJ KONFERENCËN E OSBE :Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të Qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologjitë e Reja të Votimit. Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova ti bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne? Këtë pyetje do tu bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen refuzova ti përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat.

Meqë ra fjala, dua ti kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRAs i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 Qershorit. Nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat. Por me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët. LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat.

Please follow and like us: