Dekonspirohet metoda e re për të kopjuar në provime
Kopjimi në provime është teknika që përdorin pothuajse të gjithë studentët që të marrin notë kaluese apo të mirë. Gjatë kohëve të fundit janë zbuluar metoda të ndryshme ku kopjohet me letra në këmbë, në gjoks apo në shishen e ujit por askujt nuk ia kishte marrë mendja këtë. Një studente ka menduar një zgjidhje “djallëzore” për të mbajtur mend formulat e fizikës. Ajo ka shkruajtur në letra të vogla disa formula të rëndësishme dhe i ka ngjitur në anën e brendshme të thonjve. Pas kësaj mori komente të shumta për mënyrën që kishte zgjedhur për të ndihmuar veten e saj gjatë një testimi.
Please follow and like us: