Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëshkimi zbulon origjinën më të hershme të simbolit ‘0’

Një dorëshikrim antik indian ka zbuluar origjinën më të hershme të regjistruar të simbolit ‘0’. Dorëshkrimi i Bakhshalit besohet se daton që nga shekulli i 3-të apo 4-të, duke e bërë atë qindra vjet më të vjetër se ç’ishte menduar më parë. Kjo do të thotë se dokumenti, i cili ndodhet në Oxford, ka një simbol ‘0’ më të hershme se një tempull në Gwailor, Indi. Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për historinë e matematikës. Simboli ‘0’ ka evoluar nga një pikë e përdorur në Indinë e lashtë dhe mund të shihet në të gjithë dorëshkrimin në simbolin që përdorim ne sot.  Zbulimi më i hershëm datonte në dorëshkrimin Bakhshali në shekullin e 8-të dhe 12-të, por tani dorëshkrimi i ri ka treguar se është shekuj më i vjetër dhe është gjetur nga një grua në një fshat të quajtur Bakhshali, në atë që tani është Pakistani, në 1881, para se të merrte indologu Rudolf Hoernle, i cili e dërgoi atë në Bibliotekat Bodleiane më 1902.

Please follow and like us: