Fjala më e përdorur gjatë 2017
Një shprehje që vihet re shpesh në tituj dhe në postimet e Twitter është quajtur fjala e vitit nga botuesi i fjalorit Collins. Fake News, i përkthyer në shqip “Lajm i rremë” u përdor vazhdimisht në deklaratat e presidentit të ShBA, Donald Trump për shkrimet e medias. Pjesa tjetër e botës ka ndjekur ritmin e tij dhe që kur ai nisi ta thoshte, përdorimi u rrit me 365% në vitin 2017. Ashtu si me përzgjedhjen e fjalëve të vitit, botuesi ka vendosur që ‘fake neës’ të shfaqet në fjalorin e ardhshëm. Fake News do përkthehet si dicka false, tepër e bujshme, informacion i shpërndarë nën maskën e raportimit të lajmeve. Ky është viti i pestë që Collins fut në fjalor një frazë që është bërë trend për një periudhë të shkurtër.