Fotografitë intime me të dashurin, shkarkohet bankierja
Fotot e tyre si çift pushtuan rrjetet sociale. Jo për faktin e famës, por guximin e Stephanie për të ekspozuar pa droje linjat e trupit të saj mbi peshë në një set fotografish romantike me të dashurin e saj Arryn. Çifti nga Overtoni në shtetin e Teksasit të SHBA u shfaq toples në nje liqen ne natyrë. Por “fama” nuk ka kaluar pa pasoja. Stephanie, punonjëse në bankë është pushuar nga puna pas bërjes virale të fotove. Siç njoftoi ajo vetë, eprorët e saj në Austin Bank Texas N.A. i kishin thënë se ishin të shqetësuar rreth numrit të njerëzve që mund të shikonin fotografitë dhe ndikimin që mund të kishin në imazhin e bankës.
Please follow and like us: