Albspirit

Media/News/Publishing

Letra 200-vjeçare e Bonapartit shitet 150 mijë euro

Letra 200-vjeçare e shkruar nga Napoleon Banoparti në të cilën shprehej se do hidhte në erë Kremlinin është shitur në ankand për 150 mijë euro. Letra, e cila daton që nga pushtimi fatkeq i Rusisë, ishte blerë nga Muzeu i Shkronjave dhe Dorëshkrimeve në Paris. Ajo është një letër e koduar, dhe është shitur bashkë me transkriptin e deshifruar. Letra ishte për ministrin e jashtëm të asaj kohe, Hugues- Bernard Maret, i cili ishte në Vilniusin e kohëve të sotme në Lituani. “Më 22 në orën 03.00 unë do të hedhë në erë Kremlinin”, thuhet në rreshtin e parë të letrës. Letra tregon gjithashtu dhe zhgënjimin e Napoleonit për ushtrinë e tij e shkatërruar nga i ftohti, sëmundjet dhe uria.

Please follow and like us: