Albspirit

Media/News/Publishing

Lumi me pesë ngjyra…

Ky është lumi më mahnitës në botë. Lumi Cano Cristales i njohur ndryshe si lumi i pesë ngjyrave ndodhet në Kolumbi. Pamjet mahnitëse të kapura nga TravelDrone4K, tregon lumin shumëngjyrësh, i  cila është i mbushur me bimë “Macarenia clavigera”. Fenomeni është unik dhe vjen nga disa faktor. Në shtratin e lumit rritet bima në fjalë me ngjyrë të kuqe. Ngjyra të tjera vijnë nga shkëmbinj të zinj, algat e gjelbra, uji blu dhe rëra e verdhë, duke prodhuar një efekt të ylbertë. Lumi gjithashtu përmban ujëvara, pishint dhe shpella, duke e bërë atë edhe më dramatik. Për më tepër – nuk ka peshk apo krijesa të tjera, kështu që vizitorët mund të gëzojnë larjen e pandërprerë në Caño Cristales. Lumi bëhet i gjallë nga korriku deri në nëntor. Zona megjithatë, është tepër e rrezikshme për turistët kur u zbulua, por tani ka udhëzime të posaçme. /Ora News.tb/

Please follow and like us: