Maks Haxhia përgënjeshtron TCH: Dokumenti i Tahirit nuk është i falsifikuar
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia ne nje lidhje me Top Story-n ka pergenjeshtruar lajmin e Top Channel se vertetimi qe paraqiti Tahiri se nuk po ndiqet penalisht nga Prokuroria e Katanias eshte i falsifikuar.
“Lidhur me ate qe është bërë publike sot, dua të sqaroj se çdo kush mund të marrë një vërtetën. Në lidhje me avokatët e tjerë në Itali, morëm vërtetimin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim nga autoritet italiane. Edhe ju keni konfirmuar që nuk ka ngarkesë penale për zotin Saimir Tahiri të lidhur me Habilajt. Avokati në Itali ka në dispozicion të gjithë dosjen. Ka dy l lloj se si jepet një letër. Letra e marrë nga avokati italian është marrë nga titullari i institucionin, ndërsa ane e kemi marrë nga sekretaria e institucionit. Ky ishte një dokument i marrë nga ne privatisht”, deklaroi Haxhia.