Materialet e Prokurorisë shqiptare, Tahiri përmendet sërish në përgjime
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të ndalojë Saimir Tahirin të dalë nga Shqipëria duke i bllokuar ish-ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit.
Prokuroria ka shkëputur një bisedë të përgjuar mes Eneo Sulajt dhe një personi të paidentifikuar.
Përgjimi:
Eneo Sulaj: E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së tij?! Një gjerdan që kushton 15 mijë euro.
Burri: Po, çfarë po thua?
Eneo Sulaj: Tani për tani që u nis, përveç parave
Burri: Kostumin dhe…
Eneo Sulaj: Jo, jo!
Burri: Nuk jep asgjë pa bashkëshorten thua?!
Eneo Sulaj: Po! Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para. Është e qartë sepse me ata… dhe i tha…. gjerdanin me diamantë.
Në një tjetër bisedë mes dy personave përmendet automjeti Audi A8 dhe nëse Moisiu kishte ndërmend ta shiste.
Eneo Sulaj: Audin? Po jo nuk e shet atë. Në fillim do të blejë detyrën Saimiri dhe pastaj……
Burri: Saimiri ja ndryshon S-në, merr ndonjë tjetër për të marrë…..
Eneo Sulaj: Ajo është e shtetit.
Burri: Ah, ai është i shtetit.
Eneo Sulaj: Po! Më duket se është i shtetit, është 150 me atë….Moisiu trak-trak. Moisiu tani më tha se do të marrë një S të vitit 2013. Me sa para do ta marrësh? Më tha me 50 mijë.
Në një tjetër përgjim në automjetin e Meridian Sulajt përmendet sërish automjeti i Tahirit.
Meridian Sulaj: Presidenti e ka 01, Kryeministri e ka 02, 03 është Audi që ka Artani. Që e kishte ai kushëriri ynë. Vetëm ata e kanë.
Avdyl Sulaj: E mirë, targa të veçanta janë.
Meridian Sulaj: Targa të vecanta, 03 e ka Artani, që i ka dhënë ai.
Burri: Cili Artan?
Meridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë. Ai, Kryeministri vëlla? Si quhet, çfarë është tani ai?
Avdyl Sulaj: Saimiri.
Meridian Sulaj: Saimir Tahiri. 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e kishte ky Saimiri.
Avdyl Sulaj: E ka Saimiri!
Meridian Sulaj: Po ai është Minister i Brendshëm.
Avdyl Sulaj: Targat e qeverisë u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten.
Meridian Sulaj: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentat. Ta marrë dreqi çfarë thotë ky shiten. Ua heqin, është e tij personale, o vëlla!
Avdyl Sulaj: Është personale, nuk është e punës
Burri: Nuk e ndalon.
Meridian Sulaj: Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhëne…
Avdyl Sulaj: Po ajo dihet.
Meridian Sulaj: Por në të vërtetë ja ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë me sa ka dashur ai. Ia ka blerë.
Në dokumentet e Prokurorisë thuhet se Orest Sota, bizmesmeni i kapur me mbi 800 mijë euro, por edhe dy patentat e Saimir Tahirit në makinë rezulton të ketë udhëtuar drejt Malit të Zi me makinën e Ministrisë së Brendshme.
Në argumentet e Prokurorisë theksohet se më 24 shkurt të vitit 2017 në orën 08:05, Orest Sota doli nga Shqipëria në pikën e Muriqanit me makinën MB 279 AA, në inventarin e Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë, po me këtë mjet, sipas prokurorisë ka hyrje-dalje Gentian Ceka, i cili është shoferi i Tahirit. Në një tjetër rast që Prokuroria lidh Tahirin me Sotën theksohet se tahiri më 7 korrik të 2017 doli nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me makinën e Ardit Sotës, i vëllai i Orest Sotës dhe hyri më 9 korrik me makinën e shoqërisë Ikona, në pronësi të Lefter Sotës, babait të Orestit.