Mbreti Salman i Arabisë Saudite apelon për rikthimin e të drejtave të Jerusalemit dhe palestinezëve
Arabia Saudite bëri thirrje të mërkurën për rikthimin e të drejtave të Jerusalemit dhe palestinezëve.
Jo pjesëmarrës në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) për Jerusalemin, mbajtur të mërkurën në Stamboll, Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud lëshoi një komunikatë me shkrim rreth problemit të Jerusalemit dhe Palestinës.
Duke u ndalur mbi të drejtën e palestinezëve për të themeluar një shtet të pavarur me kryeqytet Jerusalemin Lindor, Mbreti Salman i Arabisë Saudite bëri thirrje për rikthimin e të drejtave legjitime të palestinezëve.
Sovrani saudit dënoi edhe një tjetër herë vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që njohu më 6 dhjetor Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke e cilësuar atë si “ekstremisht të njëanshëm”, pasi Jerusalemi është një qytet nën garancinë e rezolutave ndërkombëtare.