Nisin hetimet ndaj verës së Hitlerit
Në Itali kanë nisur hetimet ndaj një kompanie e cila prodhonte shishe vere të cilat kishin fytyrën e Adolf Hitlerit. Hetimet nisën pasi një grua amerikane, të afërmit e së cilës u vranë në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbeti e shtangur kur gjeti në një supermarket italian shishe vere me fytyrën e Adolf Hitlerit. “Ishte shumë shokuese për mua të shikoja ato shishe vere, që të bën të simpatizosh neonazismin”, deklaroi gruaja.
Please follow and like us: