OBI shpall Jerusalemin Lindor kryeqytet të Palestinës
Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) e shpalli Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Në komunikatën përfundimtare të publikuar pas samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam bëhet e ditur se Jerusalemi Lindor është shpallur si kryeqytet i Palestinës.
Në këtë komunikatë gjithashtu i bëhet thirrje shoqërisë ndërkombëtare që ta njeh Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Kjo thirrje e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, e bërë shoqërisë ndërkombëtare gjatë fjalimit të tij të mbajtur në këtë samit është pasqyruar edhe në komunikatën përfundimtare.
Vendet islame e vërtetuan vendimin e tyre në lidhje me Jerusalemin Lindor dhe kërkuan që shoqëria ndërkombëtare ti përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.