Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Kush beson se SHBA e BE duan prokuror për të mbyllur dosje hetimore

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ju përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët e cilësoi procesin e zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm si një procedurë tërësisht antikushtetuese, me qëllim mbylljen e dosjeve të pista të qeverisë së tij.

Përmes një statusi në Twitter Rama tregon edhe një herë se në këtë proces ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, SHBA/BE, të cilët siç shprehet kryeministri nuk do të pranonin kurrë të zgjidhnin një kryeprokuror të përkohshëm për të mbyllur një dosje hetimore dhe duke shkelur kushtetutën

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde”, shkruan Rama.

Please follow and like us: