Shaban Murati: Tirana zyrtare të kërkojë të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi
Pavarësisht se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet në territorin grek, presidenti i Turqisë Erdogan gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi në 8 dhjetor e ngriti publikisht kërkesën për të drejtat e minoritetit turk prej 150 mijë vetash në Greqi, duke iu referuar Traktatit të Lozanës të vitit 1923. Ai shkoi për vizitë në Komotini, rajoni verilindor i Greqisë, ku jeton minoriteti turk, drekoi dhe u fal bashkë me ta.
A mendoni se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të vendosë reciprocitetin me Greqinë dhe të kërkojë të drejtat e minoritetit shqiptar atje, i njohur zyrtarisht nga Greqia në Lidhjen e Kombeve në vitin 1928 dhe nga kryeministri i Greqisë në vitin 1926?
A mendoni se kryeministrat, presidentët dhe ministrat e jashtëm shqiptarë, të cilët gjatë 25 viteve në vizitat e tyre zyrtare në Greqi nuk kanë shkuar kurrë në Prevezë, në Parga, në Igumenicë, në Filat, në Kostur, etj. duhet ta koregjojnë këtë qëndrim dhe të vendosin reciprocitetin, duke bërë atë që bëjnë homologët e tyre grekë kur vijnë në Shqipëri?
Marre nga faqja zyrtare ne Facebook.