Albspirit

Media/News/Publishing

Trump nënshkruan ligjin e buxhetit ushtarak prej 700 miliardë dollarësh

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi dekretin e politikës vjetore të shpenzimeve të mbrojtjes që arrijnë në rreth 700 miliardë dollarë.

“Ky ligj autorizon investime të mëdha në armatim”, tha Trump, pasi e nënshkroi dekretin.

‘Akti Kombëtar i Autorizimit të Mbrojtjes’, i cili u miratua nga Kongresi muajin e kaluar, autorizon ushtrinë amerikane të shtojë trupat, anijet, aeroplanët dhe pajisjet e tjera luftarake.

Ai autorizon shpenzimin e afro 630 miliardë dollarëve për buxhetin bazë të mbrojtjes. Pjesa tjetër do të përdoret për operacionet e kontingjentit që ndodhet jashtë shtetit.

Plani i Kongresit ka plotësuar kërkesën e administratës së Trumpit për katër miliardë dollarë më shumë për sistemet e mbrojtjes raketore dhe 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur dërgimin e 355 trupave të tjera në Afganistan.

Please follow and like us: