Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Regjimi i Koresë Veriore drejt dështimit

Më shumë se 50 oficerë të vjetër që i kanë shërbyer politikës amerikane me dekada i kanë thënë numrit një të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump të mund të ndryshojë kursin e politikës së tij në raport me Korenë Veriore dhe të përqendrohet më shumë te diplomacia. Oficerët kanë thënë se duhet diplomacia pasi qasja e luftës është një opsion i cili nuk dihet sigurt se ku të nxjerr dhe se e bën Korenë Veriore edhe më agresive. Të 80 oficerët kanë ngritur shqetësimin e tyre në një shkrim botuar në “Uashington Post”. Në këtë media ata kanë renditur një sërë arsyesh se përse duhet diplomaci e mirë me SHBA-të. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të iniciojnë dhe të udhëheqin një përpjekje agresive dhe urgjente diplomatike për të ngrirë zhvillimin nuklear të raketave të një shteti si Koreja Veriore dhe për të ulur tensionet kudo në atë rajon”. Letra ishte e kryesuar nga ana e oficerit të marinës në pension Michael E. Smith, i cili drejton një organizatë të re jopartiake e cila quhet  Kolegji Amerikan i Liderëve të Sigurisë Kombëtare, sipas Post. Grupi po punon me avokatët e mospërhapjes së fondit të Ploughshares, shtoi Uashington Post. Programet bërthamore që janë të rrezikshme të Koresë së Veriut kanë marrë vetëm sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara, sikundër edhe nga ana e Perëndimit. Penjani ka bërë një test bërthamor të rrezikshëm gjatë muajit të kaluar, test nga i cili u trondit rajoni dhe kontinenti, si dhe u kërcënua gjithashtu edhe Uashingtoni. Sidoqoftë ajo gjë e cila nuk dihet akoma është nëse regjimi koreano-verior i ka thjesht trillime fjalët apo se mundet që raketat e saj të mund të arrijnë deri në tokën amerikane. Zyrtarët më të lartë që janë afër Donald Trump, sikundër edhe ushtarakët ata të cilët vërtetë e dinë këtë çështje pasi pikë së pari është çështje ushtrie kanë thënë se duhet që presidenti të sigurojë më së pari se ndoshta zgjidhja mund të bëhet edhe diplomatikisht dhe nëse nuk ka vend për diplomaci, atëherë fare mirë mund të jetë edhe ushtria.  Qëndrimi i administratës mbi diplomacinë u mblodh të martën kur Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara ishin gati për bisedime “pa parakushte.” Orët më vonë, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha se “pikëpamjet e Korpusit të Trump nuk kanë ndryshuar”. Krerët ushtarakë amerikanë kanë vënë në dukje se Koreja e Veriut kërcënon jo vetëm Amerikën, por më së pari edhe mbarë globin, sigurinë dhe madhështinë e lirisë amerikane. Gjithashtu shqetësime janë ngritur edhe nga ana e Seulit, Koresë Jugore, shtet që është vënë disa herë nën kërcënim nga ana e Koresë Veriore. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më demokratik në botë dhe këtë supermaci në demokraci duhet ta ruajnë sigurisht. Më së pari duhen parë zgjidhjet diplomatike. Janë pikërisht zgjidhjet diplomatike ata të cilat duhen parë më me interes momental, por nëse nuk ka as diplomaci dhe se Kim Jong Un e shpura e tij janë të vendosur në idenë e tyre të mbrapshtë, atëherë mund të kemi edhe nevojën e luftës”, kanë thënë ushtarakët në letër. SHBA dhe Koreja Veriore prej kohësh janë në një përplasje verbale dhe mund të thuhet fare mirë edhe diplomatike. Këto dy shtete janë të papajtueshëm në idetë e tyre. Kemi nga njëra anë regjimin e Penjanit i cili është shumë agresiv dhe vetëm hedh raketa kudo në botë e se nuk lë të qetë një glob të tërë, kurse nga ana tjetër Trump dëshiron që të mbyllë këtë vrimë të zezë për njerëzimin. Donald Trump ka theksuar në lidhje me zgjidhjen diplomatike se edhe ajo mund të jetë një mundësi, por se ka shtuar se zgjidhja diplomatike duket e dështuar. Këtë Donald Trump e ka bërë të qartë, teksa tha se edhe më herët është synuar një zgjidhje diplomatike, por se asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk ka pasur paqe me atë shtet diktatorial dhe se edhe ushtria mund të hyjë në punë fare mirë. Trump madje mendon se veprimet ushtarake janë më të denja në Korenë Veriore sidomos panë kufirit të saj, ku ky shtet godet pa reshtur Kinën, Korenë Jugore dhe një sërë vendesh që janë në atë pellg./shekulli/

Please follow and like us: