Albspirit

Media/News/Publishing

Visar Ymeri: Albin Kurti nuk mund ta privatizojë partinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë intervistën e parë pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në partinë e tij.

Ndonëse ka mohuar zërat për ndarjen e Vetëvendosjes në dy grupime, ai ka pranuar se brenda partisë ekzistojnë mospajtime ndërmjet individëve të caktuar.

Por, Ymeri ka paralajmëruar se “asnjëri nga individët nuk duhet ta shohë veten më të rëndësishëm se organizata”, përfshirë ish-kreun e partisë, Albin Kurti.

Ai ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se Kurti, apo kushdo tjetër, nuk mund ta privatizojë Vetëvendosjen.

“Qëllimi ynë parësor është emancipimi shoqëror. Këtë nuk mund ta bëjmë duke e privatizuar organizatën. Aq më pak duke e privatizuar idenë, e cila është e paprivatizueshme”, është shprehur ai. /Express/

 

Please follow and like us: