Albspirit

Media/News/Publishing

Akuza të forta në adresë të kryeprokurorit Llalla/Ka bërë krime të rënda!

Në vijim të diskutimit lidhur me cilësinë e ushtrimit të detyrës së kryeprokurorit nga Adriatik Llalla, ish prokurori i Prokurorisë së Përgjithëshme,  njëherësh dhe ish kryesues i shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, ka artikuluar akuza të renda në adresë të Llallës.

Duke mos marrë përsipër të shprehej rreth legjitimitetit të pasurive të vena nga Llalla, Hajdari nuk nguroi të denoncojë ato që ai i etiketoi si “krime të renda” dhe për të cilat Adriatik Llalla duhet të hetohet.

Pasi përbëjnë shkelje të renda të ligjit mbi prokurorinë dhe kanë ndikuar në zbehjen e rolit të prokurorëve. Krimet e Llallës, sipas Hajdarit, konsistojnë tek lëvizja e prokurorëve dhe e drejtuesve të prokurorive pa motiv justifikues dhe në kundërshtim me ligjin.

Për ta ilustruar këtë akuzë Hajdari përmendi emra konkret prokurorësh dhe drejtues institucionesh, të renë viktimë e politikës së kryeprokurorit Llalla, që ndërtoi një prokurori të bazuar në politikën e vasalitetit ndaj tij.

Please follow and like us: