Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet në Gjermani Abdullahu që dhunoi drejtorin e burgjeve në Kosovë

Policia e Gjermanisë me kërkesë të Policisë së Kosovës ka arrestuar Blerim Abdullahun, i dyshuar për sulm ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se sot ka ardhur njoftimi nga Gjermani se është arrestuar personi i dyshuar për sulm ndaj Zogajt.

“Është arrestuar një person me kërkesë të Policisë së Kosovës, autoritetet gjermane kanë ndaluar dhe i kanë njoftuar drejtoritë përkatëse të Policisë së Kosovës. Inicialet e personit janë B.A. dhe viti i lindjes është 1980”, ka thënë Krasniqi, shkruan Insajderi.

Ndërkaq Krasniqi ka thënë se për cështjen e ekstradimit të tij në Kosovë i takojnë Ministrisë së Drejtësisë dhe autoriteteve gjermane.

Please follow and like us: