Albspirit

Media/News/Publishing

Autostrada ku meshkujt përdhunohen nga femrat…

Një mashkull 25-vjeçar është viktima e radhës e përdhunimit, që autoritetet vendase besojnë se është kryer nga i njëjti grup femrash.

I riu ishte duke bërë autostop në zonën Polokuane, kur tre gra të moshës së mesme, sipas përshkrimit të tij, ndaluan me makinë dhe i ofruan që ta ndihmonin duke shoqëruar për një copë rrugë.

25-vjeçari nga Afrika e Jugut, hipi në makinë dhe pak pas kësaj thotë se e pa veten nën grykën e pistoletës dhe u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste vetëkontrollin.

Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të trija gratë, që më pas e kanë “hedhur” në anë të rrugës pranë qytetit Tzaneen, ku ai i është drejtuar stacionit të policisë për të bërë denoncimin e vet. Policia thotë se i riu është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Limpopo të Afrikës së Jugut. Në muajin maj një 23-vjeçar denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë.

Please follow and like us: