Basha takon emigrantët shqiptarë në Londër
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Londër, ku ndodhet i ftuar nga partitë konservatore.
Basha është shprehur se PD synon shpalljen e një aleance vlerash dhe akuzoi Ramën se ka ardhur në pushtet nëpërmjet “Aleancës së qelbësirave”.
“Do të shpallim një aleancë vlerash me qytetarët shqiptarë. Kundërshtari erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave”, tha ai.
Basha ka thënë se për zgjedhjet lokale kandidatët do të zgjidhen sipas parimit 1 anëtarë 1 votë.
Ai shtoi se përmes votimit elektronik do të bëhet e mundur që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë në diasporë.
Please follow and like us: