Çmimet PEN, nderohen Aliçka, Zhupa dhe Çollaku
Ylljet Aliçka, Iliria Zhupa dhe Romeo Çollaku janë nderuar me çmimin ndërkombëtar PEN. Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International gjatë ceremonisë vjetore të Çmimeve për letërsinë Albanologjinë dhe përkthimin në Bibliotekën e Librit Akademik, shpalli shkrimtarin e vitit, shkrimtarin Ylljet Aliçka, poetin e vitit, Ilirjan Zhupa, dhe përkthyesin Romeo Çollaku. Këtë vit “PEN”, organizoi para pak ditësh aktivitetin e saj vjetor, ku shpalli çmimet e shkrimtarit të vitit, në poezi, përkthim dhe autorin e ri. Çmimi i PEN International Albania “Shkrimtari i vitit 2017” iu dha shkrimtarit Ylljet Aliçkaj, me motivacionin: Rrezatim dhe promovim i vlerave të letërsisë shqipe jashtë vendit- përkthyer dhe botuar së fundi në tri gjuhë: çekisht (Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit tonë), italisht (Valsi i lumturisë-Një ëndërr italiane) dhe norvegjisht (Një rrëfenjë me ndërkombëtarë).
Entela Kasi, Presidente e Qendrës “PEN” në Shqipëri, dhuroi çmimin: “Mirënjohje për Vepër Jetësore dhe Kontribute të Çmuara në Kulturën Kombëtare”, për autorin dhe studiuesin Zef Mark Zeka. Qendra “PEN” dhuroi dy çmime: “Mirënjohje për Promovimin e Urave Kulturore përmes Gjuhës dhe Letërsisë në Botë”, për shkrimtarin Safet Hadroviç; si dhe “Mirënjohje në Fushën e Kulturës dhe Promovimin e Gjuhës Shqipe në Hapësirat mbarëshqiptare dhe Diasporë”, për z. Ali Daci. E ndërsa Kryetari i Bordit të “Pen Albania” z. Çerçiz Loloci, ndau çmimet: “Shkrimtari i vitit 2017”, Ylljet Aliçka; “Poeti i vitit 2017”, Ilirjan Zhupa; “Autori më i ri i viti 2017”, Akri Çipa; “Përkthyesi i vitit 2017”, përkthyesi Romeo Çollaku.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj, e cila mbajti edhe një fjalim të shkurtër në këtë ceremoni. Ndër të tjera, deputetja Mehmetaj tha: “Unë do të jap angazhimin tim por besoj edhe të kolegëve të mi, qoftë si pjesë e Komisionit të Edukimit në Parlament.
Për të mbështetur çdo iniciativë të “Qendrës PEN” për të afruar të rinjtë te librat, qoftë si lexues por edhe si shkrues.