Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan: Turqit qipriotë janë ‘bashkëpronarë’ të ishullit, jo minoritet

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se turqit qipriotë nuk mund të reduktohen në statusin ‘pakicë’.

Në një intervistë për gazetën “To Vima” të Greqisë Erdoani tha se turqit qipriotë janë një nga dy pronarët e ishullit.

Në negociatat që vazhdojnë për një gjysmë shekulli për zgjidhjen e çështjes së Qipros, grekoqipriotët e shikojnë ishullit si të ishte vetëm një ishull grek, u shpreh Presidenti Erdoan, duke vënë në dukje ekzistencën e problemeve serioze në ndarjen e pushtetit në ishull.

Duke sqaruar se në takimet që kishte pasur me Presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopulos dhe Kryeministrin Aleksis Cipras kuadër të vizitës në Greqi kishte biseduar edhe për marrëdhëniet ekonomike, Erdoan tha se vëllim tregtar dypalësh nuk reflekton potencialin që ofrojnë dy vendet, ndërsa shtoi se synojnë që ta rrisin këtë në 10 miliardë dollarë.

Erdogan theksoi se i kushtojnë rëndësi projekteve të transportit mes dy vendeve. “Në këtë kontekst, linja hekurudhore për trena me shpejtësi të lartë Selanik-Stamboll, linja me traget Izmir-Selanik dhe ndërtimi i një ure të dytë në kufirin Ipsala-Kipi janë disa nga projektet për të cilat po punojnë autoritetet e të dyja vendeve”, shtoi ai.

Erdoani ishte i pari që e vizitoi Greqinë pas 65 vjetësh në nivelin e presidentit.

Please follow and like us: