Greqia është e kënaqur me vizitën e Erdoganit
Pas takimit në Athinë me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edvard Nalbandyan, Koxias mbajti një konferencë për shtyp.
Duke iu referuar vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Greqi, Koxias tha: “Vizita ishte e suksesshme, sepse u hapën kanalet e nevojshme të komunikimit, që kinin qenë në gjendje të ngrirë. Ishte e suksesshme për shkak se po përgatiten edhe një sërë takimesh e bisedimesh të reja”.
Koxias njoftoi se Ministri grek i Politikave Migratore, Janis Muzalas (Yannis Mouzalas) do të realizojë një vizitë në Turqi, ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet për mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë me Turqinë planifikuar të mbahet në shkurt të vitit 2018.
Marrëdhëniet me Turqinë fqinje nuk duhet të trajtohen emocionalisht, vuri në dukje Koxias dhe shtoi: “Vizita ishte pozitive. Si Presidenti Erdoan, edhe Kryeministri Cipras bënë deklarata të sinqerta”.