Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova refuzon ekstradimin e shtetasit turk

Për shkak të mungesës së provave materiale, një prokuror i Kosovës tërhoqi kërkesën për ekstradimin e Ugur Toksoy, shtetas turk, i cili kërkohet në Turqi me dyshimin se është anëtar i organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk Fetullah Gulen.

Këtë organizatë Ankaraja e quan FETO dhe e konsideron si terroriste.

Në fillim të seancës, Prokurori Special Ali Rexha tha se kërkesa e Qeverisë turke fillimisht nuk ishte e plotë dhe se kishte mungesë të provave. Megjithatë, ai tha se ka kërkuar nga Ambasada e Turqisë që të sjellë fakte te reja, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Please follow and like us: