Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasje në Kuvend, Rama: Nga cili pyll dole, Noka: Nga pylli satëme

Situata në Kuvend është tensionuar pak minuta më parë, kur kryeministri Edi Rama nisi të fyente opozitën dhe ish-kreun e qeverisë Sali Berisha. Duke mos pasur përgjigje për akuzat mbi Saimir Tahirin dhe çështjen e drogës, Rama e çoi seancën drejt bllokimit, pasi shpëtheu një konflikt verbal me deputetin demokrat Flamur Noka.

Noka dhe deputetët të tjerë demokratë reaguan kundër gjuhës së kryeministrit, por përplasja mes të dyve percepitoi në fyerje të rënda dhe u desh ndërhyrja e gardës për të ndalur deputetin demokrat.

Teksa Noka vazhdoi akuzat ndaj Ramës përballë foltores, në këtë debat ndëhyri kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e përjashtoi deputetin demokrat nga seanca për përdorim të gjuhës fyese dhe shkelje të rregullores.

Please follow and like us: