Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm, proces i paligjshëm
Ylli Manjani
Përzgjedhja dhe më tej emërimi eventual i një të ashtuquajturi Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, është e pa mbështetur as në Kushtetutë e as në ligj!
Asnjë rrjesht ligjor, askund, nuk gjendet që të justifikojë këtë proçes që ka nisur Rilindja socialiste në Kuvend!
Po e përsëris deri në bezdi: prokurori i përkohshëm mund të caktohej vetëm nëse Adriatik Llalls do ishte shkarkuar me Vetting deri më datë 7 Dhjetor.
Pas kësaj date, kur atij i mbaroi mandati nuk ka një rregull se si zevendësohet në kushtet kur nuk është krijuar KLP.
Ky është ligji!
Kjo që bën Kuvendi Rilindas është puç Kushtetues.
Kjo e nxjerr përfundimisht Reformën nga shtrati kushtetues dhe ligjor!
Ta themi edhe në Anglisht këtë që të bëhemi të besueshëm?!
Ambasador i huaj nuk bëhem dot që të flas me “kompetencë”!!!
E vërteta gjendet e shkruar në ligjet e shtetit!
Sidoqofte kush ka nevojë të njihet me të vërtetën ta lexojë vetë edhe Kushtetutën (përfshi nenet tranzitore) dhe ligjin e ri për Prokurorinë (megjithë nenin transitor 109).
Në planin politik qeveria po i bën “nderin” e radhës opozitës…
Por shtetit po i jepet dërrma e radhës!