PS i kthehet çështjes ‘Balili’: Ministri i LSI i dha dhjetëra hektarë tokë baronit të drogës
Partia Socialiste i është kthyer çështjes Balili, duke përforcuar akuzat nga ish aleatit, LSI.
Erion Braçe duke folur nga parlamenti (mungon opozita) ka deklaruar se ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dhënë 20 ha tokë Klemend Balilit, baronit të drogës që kërkohet nga DEA amerikane dhe policia greke për trafik droge.
Braçe: “Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”.
Please follow and like us: