Albspirit

Media/News/Publishing

“Pse burrat martohen me ku**a?”, Armina Mevlani gjen përgjigjen

Ajo është një nga blogeret më të famshme shqiptare dhe më të komentuarat. Fjala është për bukuroshen Armina Mevlani e cila së fundmi ka habitur jo pak me librin që ka zgjedhur të lexojë.

“Pse burrat martohen me ku**a?” është libri që blogerja po lexon këto kohë dhe këtë e ka ndarë me fansat.

Një libër shumë intrigues nga titulli. Armina na ka shuar kuriozitetin e kësaj pyetjeje duke postuar në “Instastory” disa fragmente nga libri

“Disa djem do të telefonojnë shumë ose shfaqen shumë të interesuar në biseda të mërzitshme. Unë në fakt kisha rënë në gjumë gjatë telefonatave dhe më pas u zgjova dhe thashë: “Vërtetë? Çfarë ndodhi pastaj? Dhe nëse një mashkull nuk po të dëgjon me të vërtetë, është një shenjë që ti nuk po i intereson atij. Ai po pret kohën derisa të të futet në pantallona”, shkruhet në paragrafin që Armina ka publikuar në “Instastory”.

Ndërsa në një paragraf tjetër shkruhet: “Mbaje mend këtë frazë: S’dua të ndiesh presion. Funksionon si magji për meshkujt që punojnë fort për karrierën e tyre. Meshkujt e suksesshëm kanë shpjeguar se ndihen vazhdimisht të detyruar të bëjnë gjëra nën presion. Gjëja e fundit që ai do teksa është bërë si ‘Donald Trump’, është një e dashur që jep shumë. Bëhu përjashtim nga rregulli”.

Please follow and like us: