Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Farenthold nuk do të rikandidojë pas akuzave për ngacmime seksuale

Kongresmeni Blake Farenthold, i cili është akuzuar për ngacmime seksuale, nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në vitin 2018, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

“Mendoj se ai po bën zgjedhjen e duhur, duke dalë në pension. Ka disa histori të reja që janë shumë shqetësuese”, – tha të enjten zoti Ryan.

Ligjvënësi republikan i Teksasit ka mohuar të jetë sjellë në mënyrë të papërshtatshme dhe ka thënë se ka në plan të qëndrojë në post deri në përfundim të mandatit.

Farenthold është ligjvënësi i katërt, në dy javët e fundit, karriera e të cilit prishet për shkak të akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Please follow and like us: