Albspirit

Media/News/Publishing

Shteti ynë Shqipëria, duhet të largohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik!

Skënder Jashari

 

Padrejtësia historike, që i është bërë Izraelit, në lidhje  me qytetin e  vet Jerusalemin, më në  fund vendimi i Presidentittë SHBA-së, e korrigjoi- kjo jep shpresë dhe besim që edhe padrejtësitë historike ndaj vendit tonë në një të ardhme të afërt do përmisohen (siç tashmë një pjesë e  tyre është përmirësuar-Republika e Kosovës është  e çliruar me mbështetjen e pakompromis të SHBA-së).

Izraeli është krijuar nga  SHBA, për të përmisuar gabimin historik, që Arabët, Turqit etj, ia kishin bërë hebrejve. Jerusalemi është çliruar nga pushtimi arab më 1967 (kur tërë bota terroriste arabe e mbështetur edhe nga Bashkimi Sovjetik  e sulmoi shtetin e  Izraelit, e që për 6 ditë hebrejtë fituan luftën me mbështetjen  e SHBA-së).

Historia e jonë shqiptare është   e ngjajshme  me historinë hebreje! Aspak historia jonë shqiptare nuk është e ngjajshme me historinë e gjenocidit arab kundër hebrejve dhe terrorizmit palestinez të të vetëquajturit shtet palestinez,  ekuivalent  me  republikën serbe në Bosnje!

Organizata për Bashkëpunim Islamik është organizatë që mbledh vendet islamike[1], e jo vendet laike (siç është shteti ynë, në nenin 10 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë).

Ngjarjet e kohëve të fundit drejtohen drejt diferencimit-polarizimit gjithnjë  e më të madh, ku bota islame  e veçmas kjo organizata e OBI-së,  është duke  u  kundërvënë  me  SHBA-në (vend  ky që është   i vetmi aleat më strategjik për çdo shqiptar), e  mbi të është  duke  u vënë plotësisht kundër objektivave kombëtare shqiptare. Derisa edhe pse shteti ynë, është përfaqësuar vetëm në nivel ambasadori në këtë samit të jashtëzakonshëm, të thirrur nga Turqia, e që gjithnjë e  më shumë janë  duke  u shtua përpjekjet për largim e vendit tonë nga kjo organizatë, pasi që nuk përkon  me  interesat dhe objetivat kombëtare shqiptare. Madje sugjerime dhe kërkesat  e tilla (për largim nga kjo organizatë) janë bërë dhe mbështetur edhe nga miqët  e vendit tonë,  nga   SHBA dhe vendet e  BE-së. Madje edhe Kuvendi ynë (i Republikës së Shqipërisë), ka refuzuar Konferencën Islamike!

Deris aobjektivat e OBI-së, janë plotësisht islamike dhe thuaj kryesisht të drejtuara në mbështetje të vetëquajturit shtetit palestinez[2], pra të drejtuara kundër Izraelit, kur shikohen këto, asnjëra nuk është objektiv dhe interes  i vendit tonë (Shqipërisë!.

Madje nga vendet europiane,  statusin e vendit vëzhgues në këtë organizatë  e ka Bosnja, Qiproja turke, dhe Rusia[3] derisa vendi ynë (Republika e Shqipërisë), është anëtare me të drejta të plota![4]Kjo është kundër kushtetuese (shkelet neni 10, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë), por është edhe kundër vullnetit të qytetarëve tanë, që të gjithë jemi drejtuar drejt integrimeve  Euro-Atlantike dhe veçmas në Aleancë të Përhershme me  SHBA-në!

Në këtë samit të jashtëzakonshëm të kësaj organizate, pasi shpallën Jerusalemin Lindor si kryeqytet të vetëquajturit shtet të Palestinës, pasi ditë më parë Presidenti i SHBA-së njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Pjesëmarrja e shtetit tonë, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që shpalli Jerusalemin Lindor si kryeqytetin të vetëquajturit shtet të Palestinës dhe që i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë hapat e saj për ta  njohur, ështëa bsolutisht në dëm të interesit tonë kombëtar shqiptar. Derisa kjo organizatë deklaron “Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes. Vendimi tregoi se është plotësisht i njëanshëm në favor të Izraelit”, siç deklaron përfaqësuesi i të vetëquajturit shtet i Palestinës (Abaz), ndërsa ne shqiptarët ( e Republikës së Kosovës, përmes Qeverisë) kërkojmë angazhimin shtesë të SHBA-së,  në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë!

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rezolutën 478, të vitit 1980, kishte shfuqizu njohjen e  Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit [5]. Derisa hyrja e Shqipërisë në këtë organizatë, ngjau me kërkesën e presidentit të Shqipërisë Ramiz  Alia më 1991, kurse në kohën e  presidencës së Sali Berishës më 1992,  e  bëri anëtare të saj,  pa  miratim paraprak nga Kuvendi e as nga populli.

Pos saj,  duke  parë që vitet nga 1992, e këndej deri më sot, prej këtyre vendeve islamike, nën dirigjimin e  vendeve fqinje (me qëndrime armiqësore ndaj nesh),  instaluan organizata gjoja humanitare islamike të dyshuara edhe përlidhje me terrorizmin islamik. Në këtë periudhë më së miri shihet se  çfarë efektete të dëmshme, erdhën nga vendet  e tilla: disa qindra  terroristë  islamikë ( që vetidentifikohen dhe identifikohen nga qarqet armiqësore si shqiptarë) të shkuar në luftra terroriste islamike; disa dhjetra akte terroriste nga këso shqipfolës kundër aleatëve tanë e veçmas kundër SHBA-së, por edhe akte terroriste kundër vendit tonë; disa qindra të tjerë të arrestuar, dyshuar, gjykuar dhe dënuar për terrorizëm islamik dhe lidhje madje edhe me  Serbinë!

Nga të dhënat e mësipërme, imponohet që vendi ynë të ndërmarrë veprime të ngutshme, që të largohet nga secila organizatë, që nuk është në pajtim me vullnetin e qytetarëve dhe Kuvendit tonë të Republikës së Shqipërisë!

Interesi ynë kombëtar, duhet të mbetet përherë prioriteti ynë, Jerusalemi ishte është dhe do jenë çështje izraelite, e jo çështje shqiptare! Shteti i vetëquajtur Palestina, në vazhdimësi ishte dhe është edhe tani, kundër njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës- prej nga rrjedhimisht kuptohet që është kundër objektivave kombëtare shqiptare (si rrjedhoj s’duhet të meritojë as mbështetjen më të vogël të vendit tonë, në asnjë aspekt).

[1]https://www.oic-oci.org/page/?p_id=52&p_ref=26&lan=en

[2] Po aty,

[3]https://www.oic-oci.org/page/?p_id=179&p_ref=60&lan=en

[4]https://www.oic-oci.org/states/?lan=en

[5]https://unispal.un.org/DPA/DPR/unispal.nsf/0/DDE590C6FF232007852560DF0065FDDB

Please follow and like us: