Spartak Braho: Bravo Taulant, bëni denoncim siç kemi folur!
Nuk mban sekreti në selinë e PS. Rrjedh në media një biseda private mes Spartak Brahos dhe kreut të deputetëve socialistë Taulant Balla. Ishte një e-mail i zyrës së shtypit të Partisë Socialiste që ka shpërndarë për mediat dhe jo vetëm, fjalën e plotë që mbajti në Kuvend, Taulant Balla. Mes marrësve të e-mailit ishte edhe ish-deputeti Spartak Braho.
Ky i fundit, duke kujtuar se Balla ia kishte dërguar vetëm atij, i kthen përgjigje dhe i shkruan: “Bravo Taulant. Bëni direkt denoncim siç kemi biseduar”. Por ky e-mail nuk i ka shkuar vetëm Ballës, por të gjithë personave të tjerë që u ishte dërguar e-mail fjala e socialistit.
Kështu është kur don ti bësh varrin ish-mikut, se ia bën edhe vetes!
Please follow and like us: