Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Do të ridërgojmë njeriun në Hënë, synimi është Marsi

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të martën vullnetin e SHBA-së për të dërguar astronaut në Hënë për herë të parë që prej vitit 1972, për të përgatitur një mision drejt Marsit…

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të martën vullnetin e SHBA-së për të dërguar astronaut në Hënë për herë të parë që prej vitit 1972, për të përgatitur një mision drejt Marsit.

“Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për të vendosur flamurin tonë dhe të lëmë gjurmën. Ne do të ngremë një bazë për një mision të ardhshëm drejt Marsit dhe ndoshta në botë të tjera përtej”, deklaroi ai gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

Lideri amerikan nënshkroi një direktivë që i kërkon NASA-s të rrisë përpjekjet për misionet e banuara drejt hapësirës së largët, një prioritet që bashkon deputetët e të dyja kampeve.

Por ai nuk dha detaje mbi çështjen e financimit dhe kalendarin e kësaj iniciative.

Ekspertët janë të njëanshëm në këtë pikë duke u shprehur se “që të arrihet planeti i kuq, i cili ndodhet në një distancë prej 225 milionë kilometrash nga Toka, ka nevojë për një ndërmarrje teknike dhe një buxhet gjigant”.

Republikani Trump i bashkohet kështu objektivit për një mision me njerëz drejt Marsit, në linjë të drejtë me paraardhësin e tij demokrat, Barack Obama.

Disa javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Obama kishte shpallur “një objektiv të qartë për kapitullin e ardhshëm të historisë së SHBA-së në hapësirë duke dërguar njerëz në Mars deri në vitin 2030 dhe të rikthehen në Tokë krejt të sigurt”.

Please follow and like us: