Albspirit

Media/News/Publishing

Zvicër, nga 1 janari paga minimale 2200 euro në muaj

Zvicra ka nisur të eksperimentojë projektin për “të ardhurat bazë të pakushtëzuara”, një nismë që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve, të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.

Projekti nisi testimin në qytetin e Cyrihut me vendim të këshillit komunal, pavarësisht se zviceranët e refuzuan këtë nismë në referendumin e vitit të kaluar.

Sipas projektit, çdo qytetari i garantohen minimalisht 2200 euro në muaj. Minorenëve rreth 550 euro.

Bëhet fjalë për shuma që i mbajnë banorët e Cyrihut mbi kufirin e varfërisë, bazuar gjithmonë tek standardi zviceran.

Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun, por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës.

Megjithatë ky sistem social është në faza eksperimentale edhe në Finlandë e Kaliforni

Please follow and like us: