27 vite pluralizëm u ekzekutuan 6348 shqiptarë, shumica për pronat
Shifra të frikshme ato të numrit te personave qe humbasin jeten të ekzekutuar çdo vit në vendin tone.
Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990. Referuar statistikave, 6348 persona janë ekzekutuar që prej vitit 1990.
Që nga 1 janari deri më sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë territorin e vendit.
Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje.
Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë.
Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena.
Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind.
Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.
Gazetari Roland Qafoku publikoi shifrat e vrasjeve vit pas viti që nga viti 1990 deri në 2017.
Please follow and like us: